Connect with us

Aksident i rëndë, durrsaku i pirë në timon përplas të riun dhe largohet

Kuriozitete

Aksident i rëndë, durrsaku i pirë në timon përplas të riun dhe largohet

Aksident i rëndë, durrsaku i pirë në timon përplas të riun dhe largohet

Një 19 vjeçar në Durrës ka mbetur i plagosur teksa po udhëtonte me automjetin e tij, teksa është përlasur nga një mjet tip “Benz”.

Ngjarja ndodhi këtë të premte në fshatin Hamallaj, ndërsa i plagosur ka mbetur K.R., 19 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas marrjes së ndihmës së parë mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, shkaktar i aksidentit mësohet të jetë 20 vjeçari me iniciale A.K., i cili ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Jo vetëm kaq, por edhe pas përplasjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, u vu në ndjekje të tij duke bër të mundur arrestimin e tij pak minuta më pas. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top