Connect with us

Aksident i llahtarshëm me 6 të vdekur në Angli, shqiptari filmon gjithë skenën

Lajme

Aksident i llahtarshëm me 6 të vdekur në Angli, shqiptari filmon gjithë skenën

Gjashtë persona kanë ngelur të vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur në Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në afërsi të Edgbaston, rreth orës 1 të natës.

Tre persona, të cilët ndodheshin në një makinë, ndërruan jetë në vend, ndërsa një i katërt u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i një taksie dhe dy pasagjerë ngelën të vdekur gjithashtu.

Policia vendase ka thënë se aksidenti ishte i tmerrshëm, ndërsa po vijojnë hetimet për të gjetur shkaktarin e tij. Ndërkaq, kjo rrugë është mbyllur dhe policia ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje.

Ndërkaq, një mesazhdërgues, i cili ka mundësuar edhe fotot e videon, bën me dije për JOQ.al se gjithçka mund të jetë shkaktuar nga garat e jashtëligjshme me makina që zhvillohen në këtë zonë.

Më poshtë gjeni disa prej pamjeve nga vendngjarja.

KUJDES: PAMJE SHUMË TË RËNDA

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top