Connect with us

Aksident me tre persona të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 3 vjeç

Kuriozitete

Aksident me tre persona të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 3 vjeç

Aksident me tre persona të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 3 vjeç

Një aksident rrugor me tre persona të plagosur mes tyre dhe një fëmijë tre vjeç është regjistruar në rrugën nacionale Fier- Vlorë si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku Besnik Alliaj, 36 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 39 vjeç, banues në fshatin Vlahinë, Vlorë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Alfa Romeo”, shtetasja A.D, 28 vjeçe dhe fëmija 3 vjeçe, banuese në Vlorë dhe pasagjeri në mjetin tip “Renault” shtetasi E.Z, 40 vjeç, banues në Fier.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se shtetasi Besnik Alliaj drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.92mg/l. Policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për vlerësim. /b.l/boa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top