Connect with us

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Lajme

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshëm në Greqi, ku ka mbetur një i plagosur dhe një person ka ndërruar jetë.

Sipas mediave greke i plagosur është një 30 vjeçar grek, ndërsa personi që ka mbetur i vdekur është një shqiptar, 40-vjeçar emri të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Messolonghi.

Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge dhe përplasi shqiptarin, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar.

Nga aksidenti është plagosur shoferi 30-vjeçar i makinës, ndërsa i huaji 40-vjeçar shqiptar u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë duke marrë mjekimin në spitalin e qytetin.

Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top