Aktores i dalin fushë, reperi i njohur e vendos në siklet përpara të gjithëve

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e njohur “MTV VMA” ku të shumtë ishin artistët që u vlerësuan me çmime. Mirëpo, gjatë momentit kur reperi i famshëm French Montana u ngjit në skenë së bashku me aktoren Allison Brie për të dhënë çmimin, ai vendosi në siklet aktoren me veprimin e tij.

Alison kishte veshur një fustan të zi të hapur në pjesë e përparme ku i dilte çdo gjë fushë dhe Montana i ka ngulur sytë duke marr vëmendjen e të gjithëve me veprimin e tij.

Ky moment është kapur në kamera dhe në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë fansat që i janë kthyer kundër reperit për gjestin e tij dhe e kanë akuzuar atë që ka qenë i d.e.h.u.r.