Connect with us

Akuzat e Salianjit, Pjerin Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd, ai bën kastravecin

Kuriozitete

Akuzat e Salianjit, Pjerin Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd, ai bën kastravecin

Akuzat e Salianjit, Pjerin Ndreu: Nuk kam kërcënuar askënd, ai bën kastravecin

Deputeti i Partië Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratës së deputetit demokrat Ervin Salianjit, se është kërcënuar nga ai gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Sigurisë.

Në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, Ndreu thotë se gjatë mbledhjes ka bërë shaka dhe nuk do ta rrahë, ndërsa shton se nuk ka kërcënuar askënd.

“Në lidhje me një konferencë për shtyp të Salianjit të PD-së që gjoja e paskam kërcënu! E para nuk kam kërcënu askënd, por po bënim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjëherë e merr seriozisht! E dyta unë e kuptoj se ka deputete delirantë që kërkojnë alibi për ndonjë medalje në politikë dhe mezi presin të bëjnë kastravecin dhe viktimën.

Por të rrinë të qetë se nuk japim kënaqësinë që kërkojnë me ngulm duke provokuar në çdo rast. Ne do vazhdojmë punën pa u provokuar nga askush duke i lënë këta ekzemplar që stërmundohen të imitojnë dikë e të qurraviten para kamerave me kërcënime që nuk ekzistojnë”, shkruan Ndreu.

Më herët në një deklaratë për mediat Salianji e akuzoi Ndreun se e ka kërcënuar gjatë mbledhjes së komisionit të sigurisë. Nga Kryesia e Kuvendit, Salianji tha se mazhoranca po tenton ti mbyllë gojën opozitës.

"Siç e patë në transmetimin tuaj live dhe siç u pasqyrua në media, një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika. Sot ishte një akt i provuar i asaj që ne kemi thënë prej vitesh që Rama fle dhe zgjohet me krimin. Ata nuk mund t'i mbyllin gojën opozitës”, tha Salianji.

Debati

Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët….

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top