Connect with us

Akuzat për trafik droge, Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Kuriozitete

Akuzat për trafik droge, Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat për trafik droge, Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas përgjimeve të të ndaluarve për trafik droge në Itali, ku përmendet emri i tij si i përfshirë.

Duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetit, Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit.

Organi i akuzës kërkon prangosjen e ish-ministrit të Brendshëm, ndaj nëpërmjet një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, kërkon autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit.

Prokuroria bën me dije se kjo kërkesë vjen në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Emri i ish-ministrit të Brendshëm u përmend në përgjimet e të ndaluarve në Itali si pjesë e grupit të “Habilajve”, mes tyre dhe dy kushërinj të tij, ku përmendeshin shifra disa mijëra eurosh si “pjesë” për Saimir Tahirin.

Nga ana e tij ish-ministri, në një dalje për mediat dy ditë më parë deklaroi se “Dy kriminelë, që janë kushërinjtë e mi të shkallës së 10, janë arrestuar për trafik droge, e siç u bë publike, pa hezituar të përmendin edhe emrin tim ndonjëherë”.

Ish-ministri i cilësoi si kriminelë që përdorin emra politikanësh a ministrash për t’u mburrur me njëri tjetrin e për dobi të përfitimeve të tyre të paligjshme, që siç tha ai, ka pa pafund, e se ai nuk është as i pari e as i fundit.

Tahiri deklaroi se nuk do donte kurrë të ishte në këtë pozitë, por kërkoi nga prokuroria, personalisht, me vullnet të lirë e pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti parlamentar a politik, të hetohet e verifikohet gjithçka lidhur me të e jo vetëm, me detyrën tij e jo vetëm, me familjen e tij e jo vetëm.

“Dhe pavarësisht se ky është vendi ku politikanë e deputetë e pushtetarë ndajnë gratë për të fshehur pasurinë, vendi ku mohohet vëllai, motra, kunati e baxhanaku, për t’ju fshehur të vërtetës unë nuk jam ajo racë njeriu e as politikani, por ndjej përgjegjësi morale për veprimet e kujtdo, qoftë edhe të ca kushërinjve të mi të 10, të cilëve kam bërë gabimin e madh e të vetëm që gati 4 vite më parë u kam shitur makinën time personale”, u shpreh Tahiri.

Përtej kësaj, tha Tahiri, nuk ka pasur e as ka asnjë raport të çfarëdollojshëm, e aq më pak ndonjë raport të paligjshëm. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top