Connect with us

Aldo i “Aldo Morning Show” bëhet me vajzë, vjen në jetë Charlotte

Kuriozitete

Aldo i “Aldo Morning Show” bëhet me vajzë, vjen në jetë Charlotte

Aldo i “Aldo Morning Show” bëhet me vajzë, vjen në jetë Charlotte

Producenti dhe drejtuesi i emisionit më të njohur mëngjesor në televizionet shqiptare, është bërë me vajzë.

Në jetën e Aldon Lipes dhe bashkëshortes së tij Ketiona Jubanit, ka ardhur Charlotte, vogëlushja që ata prisnin prej nëntë muajsh.

Gëzimi ka qenë i madh dhe i papërshkrueshëm për çiftin e sidomos për Ketionën e cila e ka ndarë me miqtë gëzimin e tyre.

“Charlotte, dashuria jonë e madhe, bekimi ynë”, – shkruan sot Ketiona përbri fotos së vogëlushes së saj të sapoardhur në jetë.

Aldo Lipe është producent dhe regjisor i “Aldo Morning Shoë”, emision mëngjesi që e drejton prej disa vitesh në Tv Klan dhe më herët në Top Channel dhe Top Albania Radio.

Lipe është dhe regjisor i festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike” dhe spektaklit të së dielës, “E Diela Shqiptare”.

Në respekt të zgjedhjes së Aldos për të mos nxjerrë imazhin e tij të plotë në media, NOA nuk po publikon pamjet e çiftit që solli në jetë Charlotte, ndërsa i urojmë jetë të gjatë familjes. /noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top