Alfio i pranishëm në sallën e lindjes, Fatma mbulon fytyrën nga turpi

Siç tashmë është bërë e ditur moderatorja shumë e dashur e ekranit, Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Alfio, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë me një djalë.

Fillimisht Fatma u mundua ta mbajë larg vëmendjes së mediave këtë periudhë të ëmbël të jetës, por tani teksa ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë ajo nuk i ka kursyer fotot me bark të rrumbullakosur e as daljet në publik.

Moderatorja është ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ dhe ajo ka folur rreth momenteve më të bukura të jetës. Teksa ajo po fliste për periudhën e shtatzënisë, në sfond është shfaqur Alfio. Ai është bërë pjesë e intervistës dhe i pyetur nëse do të jetë në sallën e lindjes, ka thënë me një bindje të madhe ‘Po’. Kjo deklaratë ishte e papritur për Fatmën, e cila mbuloi fytyrën me duar pasi u ndje shumë e përkëdhelur.