Connect with us

Allegri përgëzon lojtarët që fituan gjashtë herë me radhë Scudetton, flet edhe për të ardhmen

Kuriozitete

Allegri përgëzon lojtarët që fituan gjashtë herë me radhë Scudetton, flet edhe për të ardhmen

Juventusi e ka fituar titullin e gjashtë me radhë në Serie A, që u shpall sot edhe matematikisht kampion për sezonin 2016/17 Për këtë triumf, i lumtur është shprehur edhe trajneri, Massimiliano Allegri, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Juve tashmë ka fituar dy trofe (Kupën dhe Scudeton), ata janë në kërkim […]

Juventusi e ka fituar titullin e gjashtë me radhë në Serie A, që u shpall sot edhe matematikisht kampion për sezonin 2016/17
Për këtë triumf, i lumtur është shprehur edhe trajneri, Massimiliano Allegri, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Juve tashmë ka fituar dy trofe (Kupën dhe Scudeton), ata janë në kërkim të tripletës së famshme, Për të arritur diçka të tillë, duhet të mposhtin Real Madridin në finalen e 3 qershorit.

“Fillimisht duhet t’i përgëzojmë disa lojtarë që kanë fituar gjashtë herë me radhë titullin, që tashmë janë shndërruar në legjenda”, tha fillimisht Allegri.

“Ishte një sezon i gjatë e i vështirë, dua t’i komplimentoj djemtë për punën që kanë bërë gjatë gjithë sezonit, ishin të mrekullueshëm”, shtoi ai.

Më tej Allegri foli edhe për të ardhmen, pas fjalëve të drejtorit sportiv, Beppe Marotta, se duan që ish trajneri i Milanin të qëndrojë në Juventus.

“Kjo varet nga të dy ne. Jam shumë i lumtur që gjendem në Juventus. Nuk kemi folur ende, por do të ulemi dhe diskutojmë se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Allegri.

“Juve ka arritur në nivele shumë të larta dhe kështu duhet të vazhdojmë ta mbajmë, por që nuk do të jetë e lehtë”, theksoi mes tjerash Allegri. /Express/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top