Connect with us

“ALO”, SHIHNI SI KRYEMINISTRI RAMA U PËRGJIGJET BERISHËS, BASHËS, METËS E KRYEMADHIT

Kuriozitete

“ALO”, SHIHNI SI KRYEMINISTRI RAMA U PËRGJIGJET BERISHËS, BASHËS, METËS E KRYEMADHIT

“ALO”, SHIHNI SI KRYEMINISTRI RAMA U PËRGJIGJET BERISHËS, BASHËS, METËS E KRYEMADHIT

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike imagjinare me figurat kryesore polititike në vend. I ftuar në “Zonë e lirë”, Rama edhe njëherë tregoi “marrëdhënien dashuri dhe urrejtje” me ish-Kryeministrin Berisha me të cilin zhvilloi bisedën më të gjatë.

Çani: Alo Sali Berisha jam. O Edvin Habili, o kumbar i drogës. O se harrova nuk jemi në kamera, o Edvin një këshillë kam për ty pa të keq: Shite Saje Qorrin dhe mbylle këtë histori me kaq se ndryshe nuk e mbyll dot mandatin, kaq po të them unë:

Rama: E mor plak, o plak, edhe unë edhe ti kemi një problem, flejmë pak por mua nuk më del njeri në gjumë të më kërkojë hesap për çfarë i bëra, kështu që e ke të gjatë rradhën pas derës së gjumit dhe ta mirëkuptoj hallin. E di që nuk do të flesh por bëj si të bësh. Shnet!

Çani: Lul Basha jam, Luli Luli.

Rama: Mos.

Çani: E thashë në parlament se trëndafilin e ke zëvendësuar me hashashin zotëri po të nis me email sesi rriten dhe shartohen trëndafilat se pas skandalit që të ka plasur në dorë me hashashin do të merrem vetë tani e tutje.

Rama: E mor Lul thashë u bëre burrë por Lule mbete.Nuk kam çfarë të bëj, nuk të ndihmoj dot.

Çani: Luli jam prapë. Lul Basha. E pe sa butë u solle në parlament për Sajmen, e pe apo jo? Ca pankarta ta ngecën pak fjalimin në fyt por kaq. Përsa kohë të ngeci vettingu jemi ortakë, ti e di.

Rama: O Lul, është koha e gjumit për ty vëlla.Nuk ke takat për Arjan Çanin, fli gjumë vëlla fli.

Çani: O i gjati, Ilir Meta jam. Duhet të takohemi patjetër, kemi lënë ca gjëra pa mbyllur. Nëse do të shpëtosh Saimir Tahirin mos e prek Adriatik Llallën se me Vishon e mbyll vetë.

Rama: Me qetësi dhe dashuri Zoti President.

Çani: Alo Monika jam, Mona Mona. (Rama qesh)

Rama: Mos mos!

Çani: O kriminel po kujt i thua motër ti, unë motra jote phuuu.

Rama: Eh, ça të bëj unë, iku tepsia dhe ka shpërthyer dashuria për atdheun tanil. Megjithatë prapë, motra ishe, motra mbetesh, motra e të gjithëve, natën.

Rama gjithashtu zbuloi edhe një tjetër detaj për shkarkimin e Tahirit si Ministër.

Çani: A keni qenë në dilemë ta heq tani apo ta heq pastaj Saimir Tahirin? Pse u vonuar deri para zgjedhjeve për të marrë vendimin?

Rama: Nuk kam pasur asnjëherë dilemë ta heq tani, ta heq pastaj për shkak të detyrës si Ministër por kam pasur pak përpara asaj kohe që ndodhi largimi i disa Ministrave dilemën që duhen larguar për të shkuar të gjithë në fushën e betejës apo jo dhe faktikisht plani i largimit ishte më masiv por nuk u krye i plotë për shkaqe që i kam shpjeguar.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top