Connect with us

Angelina Jolie në top temë për publikun (Foto)

Showbiz

Angelina Jolie në top temë për publikun (Foto)

Problemi me humbjen e shpejtë të peshës të Angelina Jolie, është shndërruar sërish në top temë për publikun.

Ajo ka vuajtur edhe nga anoreksia nevrike, pas vdekjes së nënës së saj për shkak të kancerit të gjirit, atëherë aktorja peshonte 36 kilogramë. Tani pesha e saj është edhe më e vogël.Javën e kaluar u zbulua se ajo e ka marrë afër zemrës divorcin dhe se sërish ka filluar të konsumojë duhanin.

Sipas mediave, aktorja pa ndërprerë konsumon disa paketime të duhanit në ditë. Tash edhe më të frikshme janë informacionet e fundit për shëndetin e aktores së njohur, pesha e të cilës ka arritur në pikë kritike prej vetëm 34 kilogramë.

“Ishte vështirë për të që të qëndronte para Bradit, kjo është prova më e madhe e jetës së saj. Ajo është gjithmonë në ankth ekstrem”, thekson një tjetër burim i afërt me Angelina Jolie, duke thënë se ylli frikën më të madhe e ka humbjen e fëmijëve.

Lexo edhe  Kjo maturante lë pa fjalë, ndryshe nga të gjitha (Foto)

Çifti më i përfolur hollywoodian kërkoi divorcin në shtator, disa ditë pasi Pitt sipas disa spekulimeve goditi djalin e madh Madocks, gjatë një fluturimi të tyre me aeroplanin personal.

Si arsye për divorcin, Jolie i ka përmendur dallimet e pa përmirësueshme mes tyre, por avokati më vonë ka thënë se arsyeja e divorcit ishte që të mbahej familja e fortë.

Tani, aktorët kanë paditur njëri-tjetrin për të marrë të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve. Jolie e ka fituar rastin e saj dhe ka fituar kujdestarinë, por Pitt nuk ka ndërmend të dorëzohet në këtë luftë dhe ka kontestuar vendimin e gjykatës, teksa ai ka premtuar se do të ofrojë dëshmi në media për sjelljen e keqe të ish-gruas së tij ndaj fëmijëve. /KP/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top