Anita shoqëron Haradinajn në Hagë, çifti fotografohen bashkë

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka shkuar në Hagë për t’i qëndruar pranë ish-kryeministrit të Kosovës i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post.

Anita dhe Ramush janë fotografuar bashkë teksa po hynin krah njëri-tjetrin në gjykatë.

Foto: Gazeta Express

Haradinaj deklaroi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur në gjykatë.

Foto: Gazeta Express

Kujtojmë që Haradinaj mëngjesin e sotëm pati një vonesë dhe u detyrua  të niset menjëherë  për në Hagë me një aeroplan privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.