Anxhela Peristeri krah këngëtarit të njohur grek, fansat urojnë çiftin

Anxhela Peristeri ka qenë shumë aktive këtë verë duke sjellë plot këngë të reja, shumë të suksesshme që po dëgjohen kudo e nga ana tjetër ka tërhequr vëmendjen edhe me ndryshimin që bëri në pamje duke humbur peshë.

Në fotot e postuara në Instagram Anxhela shfaqet në super formë duke pozuar me rrobabanjo dhe shumë e lumtur me pamjen e saj të re.

Mirëpo dje vëmendjen e ka tërhequr një tjetër foto ku Anxhela shfaqet krah këngëtarit të njohur grek Giannis Ploutarxos.

“Sa shkoni!!!! ky eshte fantastik po aq sa dhe ti”, i shkruan një fanse Anxhelës ndërsa ajo ia kthen me emoji duke e falenderuar.

Ndërsa një tjetër fanse e pyet Anxhelën nëse kënga e rradhës do jetë bashkëpunim me Giannis dhe këngëtarja e konfirmon.