Arbëria sqaron temën për çështjen e trajnerëve: Thotë se…

Publikimi i disa emrave të trajnerëve të mundshëm për t’u bërë trajner të anëtarit të ri të Superligës, Arbërisë, kanë shtyerë këta të fundit të reagojnë edhe zyrtarisht.

Në njoftimin e fundit, Arbëria ka shkruar se do të vazhdojë t’iu besoj trajnerëve që ia siguruan plasmanin në Superligë, shkruan Gazeta OLLE.

“Duke falenderuar të gjitha portalet për mbështetjen drejtuar skuadres sonë dhe duke respektuar për aktivitetin e tyre ju bëjmë thirrje si skuader të ruajnë qetësinë e tyre bazuar në informacionet e fundit të cilat po dalin kinse skuadra jonë është duke kërkuar trajner të rinjë!

Duke e ditur se KF Arbëria ka shtabin teknik i cili kryesohet nga kryetrajneri Nuhi Bahtiri e më pas ndihmes trajneri Arsim Tërshani dhe trajneri i portiereve Xhelil Gashi duhet të informojmë publikun se KF Arbëria ende nuk ka menduar të shoh më larg rreth qështjes së “shtabit teknik”, ngase duke e ditur se kjo treshe e trajnereve ka bërë nam të madh e mbi gjitha ka krijuar suksesin historik të KF Arbëria ne do ta respektojmë punen e tyre dhe jo ta nënvlersojmë!

Ne nuk i nënvlersojmë punet e trajnereve mbi gjitha kemi postuar dhe më parë artikullin se “Puna tyre ka një emër Superligë”, andaj si klub po mendojmë dhe po menaxhojmë punet teknike të cilat i ka theksuar dhe Drejtori i KF Arbëria Jakup Bahtiri në emisionin sportiv në klan Kosova!

Edhe njëherë KF Arbëria, do ju sjell informacione përmes faqes zyrtare për çdo hap në të miren e klubit dhe në interesin e vetëm të ndreses kuq e zi të klubit nga Dobraja!”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga Lipjani.