Connect with us

Arrestohet “polici”, kërcënoi me armë një person dhe kundërshtoi efektivët

Kuriozitete

Arrestohet “polici”, kërcënoi me armë një person dhe kundërshtoi efektivët

Arrestohet “polici”, kërcënoi me armë një person dhe kundërshtoi efektivët

Një person është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 49 vjeçar, por kontrollit në banesë ka zbuluar edhe paligjshmëri të tjera në ngarkim të tij.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P.Tiranë, ditën e djeshme arrestuan shtetasin Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij shtetasi u krye, pasi në rrugën "5 Maji", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, 49 vjeçarin A.M., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik", "Vjedhje e energjisë elektrike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top