Connect with us

Artiola Toska tregon si e njohu bashkëshortin tirons në Kosovë

Kuriozitete

Artiola Toska tregon si e njohu bashkëshortin tirons në Kosovë

Artiola Toska tregon si e njohu bashkëshortin tirons në Kosovë

Këngëtarja Artiola Toska e ka njohur vetë bashkëshortin e saj dhe është martuar me dashuri. Gjatë një interviste në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News, mes batutash ajo ka treguar historinë se si ka njohur dashurinë e jetës së saj.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Jemi të dy tironsa, 24 karat. E theksova”.

Këngën “Për ty” këngëtarja ia ka dedikuar burrit të saj dhe në atë këngë është gjithë historia e njohjes së tyre.

“Jemi njohur në Prizren çuditërisht. Dy tironsa që takohen në Prizren, se nuk kishim vend këtu në Tiranë”, tregoi ajo mes të qeshurave. Njohja e tyre ka qenë rastësi.

“Jemi njohur në një festë familjare, të miqëve të bashkëshortit tim që jetojnë në Prizren. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë këngëtarja, e cila ndihet e lumtur me të shoqin.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top