Connect with us

As piktor dhe as sportist, Rama zbulon me çfarë do të merret pas politikës

Kuriozitete

As piktor dhe as sportist, Rama zbulon me çfarë do të merret pas politikës

As piktor dhe as sportist, Rama zbulon me çfarë do të merret pas politikës

Një nga revistat më të mëdha të botës në botë, WWD, ka botuar sot një shkrim të gjatë për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Me titullin “Stili i pazakontë i kryeministrit shqiptar, autori i shkrimit David Moin e nis shkrimin me gjestin e Ramës, që u shfaq në samitin e Triestes me atlete Adidas. Rama thotë se atletet e tij ishin lajmi kryesor.

“Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi. Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez,” thotë Rama.

Sipas revistës, 53-vjeçari nuk është një kryetar shteti i zakonshëm. Për Ramën thuhet se është mjaft i interesuar për modën dhe se ka luajtur për kombëtaren e basketbollit deri në moshën 27-vjeçare.

“Ne nuk kemi luajtur shumë sepse ishim një vend i izoluar. E lashë basketbollin sepse u përfshiva totalisht në lëvizjen kundër regjimit komunist dhe kur Shqipëria u hap unë dola të shoh botën. Kemi pasur më të mira vajzat e volejbollit”, thotë Rama.

“Kur u bëra ministër i Kulturës, duhet të shkoja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe nuk përqendrohesha dot për gjërat që thoshin. Ishin takime që zgjasnin me orë dhe unë gjatë gjithë kohës vizatoja mbi fletët e vendimeve. Por ministri i Arsimit që ulej afër meje, më tregoi pas disa kohësh koleksionin e tij të artit.

Pashë mes tyre dhe një koleksion me punimet e mia. U habita. Ishte e trishtë që i kishte marrë. I thashë asistentes sime që ky tipi më ka vjedhë artin dhe ajo më tha: Mos u shqetëso, kemi me tonelata këtu. Në mënyrë private, ajo i kishte ruajtur gjërat. I thashë që të vazhdonte t’i mblidhte”, vijon Rama.

Në fund të intervistës, Rama bën edhe një zbulim interesant. Ai thotë se kur të tërhiqet nga politika, do të dizenjojë rroba: “Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks. Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv. Por kush e di? Gjithçka mund të ndodhë”.

Në shkrimin e gjatë të “Women’s Wear Daily” Rama i ka dhuruar gazetarit David Moin edhe një kravatë të stiluar sipas vizatimeve të tij: “Ende nuk e kam vendosur nëse do t’i komercializoj këto. Ndoshta në një jetë të tretë”.

Rama thotë se gjatë kohës që jetonte si artist i lirë në Francë nuk e imagjinonte veten në politikën zyrtare: “Unë u bëra i famshëm për shkak të aktivizimit në politikë. Isha një lloj Michael Moore.

Një pjesë të madhe të shkrimit e zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top