Connect with us

Atentati në Ekuador për shkak të pazareve të drogës, identifikohet shqiptari i plagosur

Kuriozitete

Atentati në Ekuador për shkak të pazareve të drogës, identifikohet shqiptari i plagosur

Atentati në Ekuador për shkak të pazareve të drogës, identifikohet shqiptari i plagosur

Një shqiptar ka mbetur i plagosur, si pasojë e një atentati në Ekuador. Sipas informacioneve të para Remzi Azemi nga Kosova ka marrë tre plumba.

Mësohet se shqiptari ishte i shoqëruar nga një vajze gjatë atentatit. Azemi ishte duke udhëtuar me një automjet të blinduar ndërsa ndiqej nga autori që udhëtonte me motor, shkruan “El Telegrafo”

Mendohet se ka qenë një pakujdesi e vajzës ajo që i ka dhënë mundësi atentatorit të hapë zjarr. Shoqëruesja e Remzi Azemit ka ulur xhamin e automjetit.

Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare të prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22 vjeçar të akuzuar për tre vrasje.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top