Connect with us

“Bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras”, fjalët rrëqethëse të 11-vjeçarit nga Shkodra

Lajme

“Bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras”, fjalët rrëqethëse të 11-vjeçarit nga Shkodra

Related imageDhuna në familje është shndërruar në një fenomen të zakonshëm në vendin tonë dhe kohet e fundit kanë qenë të shumta rastet e denoncimit në polici të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti drejt anëtarëve të tjerë të familjes.

Një histori prekëse tregon një vajzë nga Shkodra. Në letrën e saj drejtuar “ShkodraNews”, ajo shkruan për gjithçka që ka dëgjuar një natë.

LETRA:

Përshëndetje! Më ka prekur pa masë vrasja e asaj gruas nga burri pardje. Përditë kështu rastesh. Tmerr. Jam një vajzë nga Shkodra dhe dua të tregoj historinë e dhunës që ka pas ushtruar ndaj familjes së tij një komshiu im.

Ai pinte, nuk punonte, vetëm gruaja e shkretë punonte në rrobaqepësi dhe tek peshku. Gjithë ditën e natën në mënyrë që të mbante parazitin e dhunshëm dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, dy djem dhe një vajzë. Si yje botë, po kujt i fal Zoti fëmijë thuaj.

Ai pinte dhe e dhunote gruan përnatë. Fëmijët i gjuante aq fort në kokë sa vetëm ulërisnin: ‘O nan kryti, o bab mos’. Na këputej shpirti. Ndërhynin burrat e pallatit sa e sa herë edhe policia. Por ai të njëjtin avaz.

Biles burrat e pallatit edhe e kanë rrahur këtë burrin se nuk shihni dot si i rrihte gru e fëmijë, por ai nuk zinte mend.

Një ditë e rrahu keq djalin e tij të madh, 11 vjeç ishte fëmija i shkretë kockë e lëkurë. E rrahu aq fort tek shkallët, vetëm pse i tha dua të luaj dhe pak, sa fëmija ulëriti me lot në sy: Mbaje mend bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras, që na rrah neve, e rrah mamin aq fort!

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, edhe sot trishtohem kur e kujtoj.

Burri vdiq vite më vonë, infarkt duke ngjit shkallët.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top