Babain apo Zenin? Armina Mevlani vihet në siklet para zgjedhjes së vështirë

Fashionista Armina Mevlani ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku gjatë emisionit foli edhe për jetën private e planet për dasmë. Armina u vendos para një zgjedhjeje të vështirë kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti se cilit do i merrte këshilla, babait Arben Mevlanit apo të fejuarit Shkëlzen Berishës.

Armina u shpreh se babain e konsideron si mik ndërsa Shkëlzeni jep këshilla të mira për anën profesionale.

“Është shumë e vështirë sepse janë të dy për dy gjëra të ndryshme. Për gjëra pune apo të miat profesionale, unë Shkëlzenin e kam këshillues numër një. Ai që më këshillon çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj. Ndërsa babai ka qenë shoku im i ngushtë duke filluar nga gjërat më personale deri tek sjelljet e përditshme në shoqëri. Unë asnjëherë s’i kam fshehur atij asgjë. Ka qenë shoku im i ngushtë prandaj nuk i ndaj dot”, u shpreh Armina.