Ballkani dezinfekton edhe një herë ambientet e stadiumit

Skuadra e Ismet Munishit Ballkani, nuk po përgatitet vetëm me futbollistë për rifillimin e kampionatit, por edhe me ambientet përcjellëse.

Sot lideri i tabelës nw Superligë ka dezinfektuar ambientet e stadiumit të qytetit në Therandë për të qenë kështu gati me 3 qershor kur luajnë me Feronikelin në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani kur bota është përfshi nga pandemia Covid 19, ku dezinfektimi i hapësirave të klubit është shëndru ne rutinë.

FC Ballkani do të bëjë dezinfektim e hapësirave të klubit çdo fundjavë, sipas nevojës edhe me shpeshë. Këtë dëtyrë i’a kemi besuar profesionistëve z. Berat Gashi dhe kompanisë së tij Eko Pastrimi, të cilët për asnjë çastë nuk pritojnë t’i përgjigjen kërkesave tona”, ka bërë të ditur skuadra therandase në llogarinë e tyre në Facebook.

Suharekë, 23.05.2020Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani…

Gepostet von FC Ballkani am Samstag, 23. Mai 2020