Connect with us

“Bandat”, Haki Çako shkrin Policinë e Elbasanit: Të paaftë! Altin Qato merr drejtimin

Kuriozitete

“Bandat”, Haki Çako shkrin Policinë e Elbasanit: Të paaftë! Altin Qato merr drejtimin

“Bandat”, Haki Çako shkrin Policinë e Elbasanit: Të paaftë! Altin Qato merr drejtimin

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka shkrirë Policinë e Elbasanit, pas përplasjes së bandave në qytet dhe pas rastit të 18 shtatorit, ku një automjet “Audi” i blinduar goditi automjetin e policisë.

Në një konferencë për media paraditen e sotme Çako bëri me dije shkarkimin e drejtorit të policisë së Elbasanit Arben Dashi dhe masa shkarkimi dhe lirimi nga detyra për 11 drejtues të lartë të policisë së këtij qyteti.

“Struktura drejtuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, është treguar e paaftë për të menaxhuar situatën e 18 shtatorit. Me veprimet dhe mosveprimet situata është përshkallëzuar dhe autorët nuk janë vënë para përgjegjësisë, duke demonstruar punë të dobët si drejtues”, u shpreh Çako.

Ai shtoi se ngjarja kërkon nxjerrjen e përgjegjësisë, ndaj tha se në këtë polici ka komanduar një drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, duke përmendur emrin e Altin Qato, i cili deri më tani ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top