Connect with us

Basha për vendimin ndaj Tahirit: Rama rrëzoi fasadën e Reformës në Drejtësi

Kuriozitete

Basha për vendimin ndaj Tahirit: Rama rrëzoi fasadën e Reformës në Drejtësi

Basha për vendimin ndaj Tahirit: Rama rrëzoi fasadën e Reformës në Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratik ka komentuar vendimin e dhënë nga Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren, ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Lulzim Basha thotë se me atë që u bë sot, ra fasada e drejtësisë dhe reformës në drejtësi. Ai flet për “dhunë" të ushtruar ndaj prokurorëve nga ana e Ramës, Tahirit dhe Xhafës.

Për numrin një të demokratëve nuk ka asnjë dyshim se paratë e krimit ndahen mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

“U provua sot para shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një: ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin, deri në fund.

Siç u pa sot, Rama, Ruçi dhe Xhafaj, ata, që qeverinë dhe institucionet e shtetit i kthyen në repart logjistik në mbështetje të trafikut të drogës dhe krimit, do të tentojnë të sulmojnë, trembin, kërcënojnë dhe blejnë prokurorinë, gjykatat dhe këdo që do tentojë të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Sot ra dhe fasada e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë së Edi Ramës. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se ata janë kërcënim serioz për drejtësinë në Shqipëri”, thuhet në reagimin shpërndarë për mediat.

Basha ndan bindjen se me çdo afat në favor të Saimir Tahirit, përbën një mundësi të shtuar për të zhdukur çdo provë të mundshme.

“Unë e di se ka shumë njerëz të ndershëm që ndihen sot të fyer dhe të revoltuar me dhunimin që Rama, Ruçi dhe Tahiri i bënë drejtësisë, duke mohuar ndalimin e Tahirit dhe duke e shtyrë me plot një javë që nga dita e kërkesës së prokurorisë, kontrollin e shtëpive të Tahirit, pasi ai, i ndihmuar nga klanet mafioze dhe vetë qeveria, të ketë patur kohë për të pastruar dhe krehur një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e tij”, vijon reagimi i liderit të opozitës.

Ai parlajmëron se “as Sajmir Tahiri, as Edi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë”.

Basha e mbyll reagimin duke thënë se “ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet përfundimisht nga krimi dhe politikanët e krimit dhe të hyjë në rrugën e drejtësisë ku ecin të gjitha vendet perëndimore”. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top