Connect with us

Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe qëndroi 5 orë

Kuriozitete

Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe qëndroi 5 orë

Basha publikon mesazhin e gardistit: Gruaja e Tahirit erdhi në zyrë dhe qëndroi 5 orë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një mesazh që i ka dërguar sipas tij një punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas mesazhit të publikuar nga Basha, në 17 tetor gruaja e Saimir Tahirit ka shkuar në darkë vonë në zyrën e ish-ministrit në institucionin e Gardës.

Sipas Bashës me këtë veprim Rama provon faktin se e ka mbrojtur Tahirin që ky i fundit të shkatërronte provat në këmbim të heshtjes.

“Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes: ‘Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Saimir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e SaImir Tahirit rreth 5 orë.

Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë”​, thuhet në mesazhin e publikuar nga Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top