Connect with us

Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë, është vetëm fillimi i një procesi

Kuriozitete

Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë, është vetëm fillimi i një procesi

Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë, është vetëm fillimi i një procesi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Simir Tahiri është vetëm fillimi i një procesi të çmontimit të narko-shtetit.

Në një dalje për mediat nga selia blu, pas takimit me dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin, Basha tha se Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë dot drejtësisë, pavarësisht mbrojtjes politike që i bën mazhoranca.

“Hetim të plotë dhe të paanshëm për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë politikanët e përfshirë dhe dënojnë përpjekjet e politikanëve që janë mbi ligjin.

Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale.

Tahiri është vetëm fillimi, kjo luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale të prokurorisë. Në planin legjislativ për të zhveshur imunitetin parlamentar dhe planin politik që Shqipëria të çlirohet nga krimi dhe droga nga parlamenti, qeveria dhe ekonomia", u shpreh Basha.

I pyetur nga gazetarët se Rama i lexoi në favor të tij deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, Basha i komentoi si një qëndrim të dëshpëruar të kryeministrit.

"Qëndrim i dëshpëruar i Ramës. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit. Qëndrimi i Ramës evidenton para shqiptarëve se vazhdon që të jetë pjesë e problemit dhe refuzon zgjidhjen.

Rama e di mirë se është përgjegjës që në 4 vite e ktheu Shqipërinë nga anëtar i NATO-s në vend të prodhimit të kanabisit. Këto përgjegjësi do i mbajë politikisht dhe ligjërisht. Në hetimin e rastit të Tahirit dhe çdo rasti tjetër që pritet të dalë, zgjidhja është një qeveri anti-mafia për të çmontuar narko-shtetin.”, tha Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top