Bebe Rexha përlotet tek ‘Rudina’: Unë kam gjak shqiptari

Bebe erdhi ditën e sotme në Shqipëri dhe ka parë nga afër dëmet që tërmeti ka shkaktuar. Bebe do të ndërtojë dy shtëpi për dy familje, një në Bubq dhe tjetra në Ishëm. Këngëtarja realizoi edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Rudina“ në Tv Klan.

“Pasi dëgjova për tërmetin vendosa të vij në Shqipëri dhe të shikoja nga afër çfarë po ndodhte në vendin tonë. Kur dëgjova për herë të parë çfarë kishte ndodhur zemra ime u thye, nuk mund ta besoja. Dëgjova për vik.timat, dëmet e mëdha, nuk e besoja dot. Kam ardhur që t’u ofroj ndihmën dhe mbështetjen time personave të prekur nga tërmeti. Doja ta shikoja nga afër çfarë po ndodhte me njerëzit e mi, çfarë ata po kalonin. Por gjithashtu dua t’ju bëj thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për të ndihmuar më shumë familje në nevojë, për të ndërtuar më shumë shtëpi, për të qenë të gjithë bashkë në këtë moment të vështirë. Jemi të gjithë djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës, dhe unë besoj se jemi të gjithë të mirë, bujarë. S’ka rëndësi nga vimë, çfarë bëjmë e rëndësishme është të japim kontributin tonë. Ndihem shumë e emocionuar dhe do doja të bëja më shumë për këta njerëz, por po bëj më të mirën që mundem. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë më të mirën që mundemi. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar, forcat që kanë ardhur nga Kosova apo vende të tjera, ata që kanë sjellë ushqime, veshje, është e pabesueshme. Nuk ka rëndësi ku do më çojë jeta, unë kam gjak shqiptari dhe asnjëherë nuk do ta harroj nga vij dhe kush jam”, tha Bebe.

Në fund këngëtarja thotë në gjuhën shqipe: Zoti e bekoftë Shqipërinë. Të dua Shqipëri.