Connect with us

Bebja e parë pa gjini në botë: ‘Është thjesht bebe; as vajzë, as djalë’

Kuriozitete

Bebja e parë pa gjini në botë: ‘Është thjesht bebe; as vajzë, as djalë’

Një bebe 8-muajshe mund të jetë i pari njeri në botë që në kartën e shëndetit e ka të papërcaktuar gjininë. Searyl Atli lindi në Kanada dhe prindi i fëmijës, Kori Doty, kërkoi që në kartën e tij të vendosej një “U” (unknown- e panjohur) tek gjinia.

Vetë Kori nuk e identifikon veten as si mashkull, as si femër dhe kërkon ta rrisë fëmijën pa gjini derisa të ketë “një sens vetëkontrolli dhe fjalorin e duhur për të kuptuar kush është”.

Ndaj, do që deri atëherë, ta shmangë deklarimin e gjinisë së fëmijës në rrugë zyrtare, siç tregoi për “CBC”.

“Unë e njoh vetëm si bebe, dhe dua t’i jap gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë.”

Zyra civile e British Columbia-s ka refuzuar kërkesën e Doty-t për të mos vendosur gjininë tek çertifikata e lindjes. Doty, bashkë me Tribunalen e të Drejtave të Njeriut të British Columbia-s argumentojnë se të gjitha dokumenteve zyrtare duhet t’u hiqet kategoria e gjinisë.
Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në çertifikatë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top