Connect with us

“Do bëj lek me ty, do të të çoj prostitutë në Maltë”, e përdhunuara 12-vjeçe tregon tmerrin

Kuriozitete

“Do bëj lek me ty, do të të çoj prostitutë në Maltë”, e përdhunuara 12-vjeçe tregon tmerrin

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së premtes disa institucione të drejtësisë, arsimore dhe lokale, të cilat kanë lënë në mëshirë të fatit një vajzë të abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare.
Vajza, sot 16-vjeçare, ka treguar të gjithë ngjarjen e vitit 2014. Ajo ka akuzuar organet e drejtësisë se nuk i dhanë dënimin e merituar personit që e lëndoi.

Vajza ka deklaruar se djali që e kërcënoi se do ta çonte prostitutë në Maltë bëri vetëm dy vite burg dhe sot është i lirë. Pas ngjarjes së rëndë, familja e minorenes është kërcënuar me dhjetëra telefonata, ndërsa policia dhe prokuroria kanë pushuar kallëzimet me pretendimin se nuk përbënin vepër penale.

Në vitin 2016 vajza i është drejtuar me një mesazh ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri dhe pavarësisht një interesimi të Policisë së Beratit sot ajo është e pambrojtur. I është drejtuar edhe linjës kombëtare të këshillimit të fëmijëve, por nuk ka marrë zgjidhje.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë shoqëruar vajzën edhe te drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Donofrosë të Bashkisë Ura Vajgurore. Në bisedë e sipër, drejtori ka pranuar se vajza ka probleme sociale, madje ka qenë edhe objekt trafikimi.

Por ai nuk ka pranuar që asaj t’i jepte shpërnguljen në një shkollë tjetër. Madje, me një arrogancë të theksuar i ka deklaruar se nuk i jepte të drejtën për t’u transferuar në një shkollë tjetër.

Denoncimi shokues për Fiks Fare

Vajza, emrin i së cilës nuk është publikuar nga redaksia e “Fiks Fare”, iu drejtua emisionit për të denoncuar disa padrejtësi. Ankesat e para kishin të bënin me drejtorin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Donofrosë në Bashkinë Ura Vajgurore, Myrteza Bode.

Vajza tha:

Më ka bërë të braktisur nga shkolla, më ka thënë se unë dal nga ora e mësimit dhe largohem, hipi në makinë, dua të drejtën time. Këto fjalë drejtori ia ka thënë inspektorit të policisë. Unë dua të drejtën time. Kërkoj pse ma kë bërë këtë padrejtësi. Kërkoj rikthimin në shkollë dhe që shteti të marrë masa”, tregoi vajza, e cila rrëfeu edhe historinë e saj të dhimbshme.
Unë jam bërë viktimë e abuzimit seksual në moshën 12-vjeçare. Personi që më kërcënoi më thoshte se do të më çonte prostitutë në Maltë, më thoshte të gjeja edhe ndonjë kushërirën time. Me ty do bëj lekë, më thoshte. E denoncova por policia nuk i mori për bazë denoncimet.

Ajo tregoi edhe ditën e abuzimit.

Isha në një dyqan në fshatin ku banoj, në Slanicë të Urës Vajgurore. Ky person erdhi me një makinë ngjyrë gri dhe më mori me forcë. Gjërat që kisha blerë më ranë nga dora. Me ty do të bëj lekë, më thoshte. Më çoi në Cukalat dhe më kërcënonte. Do të të vras familjen, thoshte”.

Ajo tha gjithashtu se personi kishte qenë me njerëz të tjerë në makinë dhe se kur ishte kthyer në shtëpi nuk u kishte thënë prindërve për sa kishte ndodhur.

Vajza tregon më tej:

Ishte ora 12 e gjysmë e natës. Mami kishte dalë nga shtëpia. Kur zbrita nga makina ai më shtyu, por mami nuk pa gjë. Unë e gënjeva mamin, i thashë se kishte qenë kushëriri. Të nesërmen telefonova Policinë e Fierit, në orën 09:00. Ia tregova ngjarjen një kushërirës time dhe ajo më tha se isha minorene”.

Ajo shtoi se, personin që e kishte abuzuar e arrestuan 10 minuta pas kallëzimit dhe gjatë dëshmisë ai e kishte kërcënuar sërish.

Kam dëshmuar për këtë person. Sapo dola nga komisariati ai më bënte ca shenja. Kam për të të vrarë, thoshte”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top