Connect with us

Berisha akuza të forta në parlament: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

Kuriozitete

Berisha akuza të forta në parlament: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

Berisha akuza të forta në parlament: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në seancën e sotshme të parlamentit ka lëshuar akuza të forta nda kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës së tij u shpreh se Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos u shkarkuar nga detyra si ministër, i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milionë euro.

"A nuk ishte opozita kur tha se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimin? I dërgoi 3 milion euro në zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis.

Berisha ka vijuar më tej:

“A nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Rama e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avionë".

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top