Connect with us

Berisha: Antishqiptari më i madh po flet greqisht. Rama: Mos u bëj më ordiner

Kuriozitete

Berisha: Antishqiptari më i madh po flet greqisht. Rama: Mos u bëj më ordiner

Berisha: Antishqiptari më i madh po flet greqisht. Rama: Mos u bëj më ordiner

Mes replikave të kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha ka ndërhyrë edhe ish-kryeministri Berisha. Nga foltorja e Kuvendit ai ka publikuar një video, ku kryeministri Rama ka folur në gjuhën greke, duke shkaktuar edhe debate mes tyre.

“Së pari më duhet ti them Noriegës se …( qesh se u bërë dhe kryetare e Tiranës dhe fluturon) në Himarë po mbulon mafien me mafie. Sa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri: (Videoja e Ramës kur flet greqisht). Ky është Edvin Kristaq Rama duke mbajtur fjalim. Antishqiptari më i madh i Rajonit dhe Europës. Ky patrioti më i madh”, u shpreh Berisha.

Më pas fjalën e ka marrë sërish kryeministri Rama i cili si kundërpërgjigje e ka cilësuar Berishën “la voce del padrone”, ndërsa sqaroi se ajo video ka qenë fjala përshëndetëse në kongresin e PASOK.

“Doli la voce del padrone. Ajo që nxore këtu si zbulim për kazanin e qytetarëve të tu dixhital është fjala përshëndetëse në kongresin e PASOK me një video në pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë. Të çohesh këtu pse unë kam folur në një gjuhë tjetër dhe tregohesh hapur sa i dyfishtë je këtë mbaje vetë.

Ato gjuhë që i di nuk i kam ndërtime pa leje. Kjo ka rëndësi. Nuk ka palë të tretë në këtë histori Sali. Unë e di që me palën e tretë ke kujtime të hidhura. Kur vjen puna tek Shqipëria mos u bëj më grek se grekët dhe më turk se turqit dhe më ordiner se ordinerët”, tha Rama.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Berishës i cili ngjarjen e Himarës e ka cilësuar si një agresion mafioz të turpshëm ndaj qytetarëve krenarë që kanë qenë e mbeten bastion i shqiptarizmit.

“Ajo që shihni në Himarë është një agresion mafioz i turpshëm ndaj qytetarëve krenarë që kanë qenë e mbeten bastion i shqiptarizmit. Ka pasur një studim të një prej kompanive më serioze në botë në Britani, masterplan, i cili përcaktonte se ku nuk mund të ndërtohej.

Ky studim përmbysi një studim të mëparshëm po të partisë tuaj e cila përcaktonte se ku klientela do të ndërtonte. Ky zotëria përmbysi studimin britanik. Pse nuk pati sherr 8 vjeçar?! Sepse ky përmbysi studimin britanik dhe bëri studimin tjetër sipas të cilit, këtu do të ndërtojë Olsi e atje tjetri, dhe u vënë hurin qytetarëve të Himarës”, shtoi Berisha. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top