Connect with us

Berisha: Dy personat që po kursen Rama me mbrojtjen e Tahirit

Kuriozitete

Berisha: Dy personat që po kursen Rama me mbrojtjen e Tahirit

Berisha: Dy personat që po kursen Rama me mbrojtjen e Tahirit

Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon akuzat teksa vijon diskutimi në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloren në Kuvend, ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit për Saimir Tahirin, i akuzuar për trafik droge.

Berisha shigjeton Ramën, duke thënë se “Noriega urdhëron deputetët mafiozë të tij të mbrojnë Saje qorrin dhe të hedhin poshtë me vota kërkesën e prokurorisë”.

Ish-Kryeministri thotë se pas kërcënimeve të “banditit Saje qorri” ndaj Ramës, me dosjen e Xibrakës për vëlla Olsin, që sipas tij e kanë dhe shërbimet partnere, dhe aferave të tjera të tij dhe kërcënimeve te Fatmir Xhafes me dosjen e Agron Xhafës, e cila nxin kokë e këmbë Fatmirin, Noriega në panik vendosi mbrojtjen.

Ai thotë se Rama vendosi mbrojtjen me çdo çmim të “Saje qorrit, në fakt të vetes së tij dhe vëllaçko Olsit, Xhafës dhe Agronit të tij, pasi dosjet e tyre në shërbimet partnere janë shumë më të rënda se sa dosja e Saje qorrit”.

Berisha e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se deputetet e mazhorancës së krimit janë urdhëruar të mbrojnë krimin dhe të kryejnë sipas tij, krimin e rëndë antikushtetues të bllokimit të drejtësisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top