Connect with us

Bima Feng shui, e cila sjell para: Si ta kultivoni në shtëpi?

Kuriozitete

Bima Feng shui, e cila sjell para: Si ta kultivoni në shtëpi?

Këtë bimë ekspertët e shpjegojnë sikur pothuajse çdo bimë të bukur, të gjelbër,vibruese që mund të sjellë para, sepse esenca është në energji të mirë të cilën ajo e prodhon, Mirëpo, kjo është njëra ndër bimët më të njohura, e cila, sipas besimeve, sjell para.

Druri japonez, druri i dollarit, mbrojtës, luleshqerre… janë emrat për bimën Crassula ovata. Druri i parave apo luleshqerra ka prejardhjen nga Afrika Jugore.

Emrin e ka marrë sipas fletëve në formë ovale, të cilat ngjajnë me para të metalta, transmeton Telegrafi.

Krasula lulëzon gjatë dimrit, deri në pranverë, me lule të imëta të bardha. Dheu në të cilin duhet të mbillet është i ngjashëm me dheun e kaktusit dhe i bimëve të tjera gjembore.

Si edhe shumica e gjemborëve kërkon pushim dimëror(tetor-prill) kur duhet ujitur bimën me sa më pak ujë, 1-2 herë gjatë tërë dimrit.

Ekzistojnë dy mënyra të shumëzimit. E para është që tëprisni një degë (5-15 cm), ta lini që dega të thahet 2-3 ditë dhe pastaj mbilleni në dheun e përgatitur bashkë me rërë (50/50) apo vetëm në rërë.

Ujitja bëhet në 3-4 ditë. Duhet vendoset në hije. Degët do të lëshojnë rrënjë për më pak se një muaj, kur mund t’i mbillni një nga një në dheun më cilësor.

Mënyra tjetër e shumëzimit është me fletë. Fletën thjesht duhet këputur dhe duhet vënë në dhe. Për një muaj, fleta do të lëshojë rrënjë të imta në pjesën ku ka enë e kapur për trung.

Sipas besimeve (feng shui), bimën duhet mbajtur nga ana e djathtë e dyerve të hyrjes, në mënyrë që të kemi sa më shumë para.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top