Kuriozitete
BUFFON NUK I MBAN DOT LOTËT PAS ELIMINIMIT: JAM I SHKATËRRUAR!
BUFFON NUK I MBAN DOT LOTËT PAS ELIMINIMIT: JAM I SHKATËRRUAR!
Kombëtarja italiane mbeti jashtë kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.
Itali barazoi 0-0 përballë Suedisë në ndeshjen e kthimit luajtur mbrëmjen e sotme.
Takimi që u zhvillua në San Siro përfundoi pa gola, duke bërë që Kombëtarja axurre të mbetet jashtë këtij kompeticioni.
Italianët u përpoqën dhe dominuan takimin por nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës përballë suedezëve.
Ndërkaq portieri italian Gigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit.
Pas ndeshjes legjenda italiane ka folur për gazetarët:
"Jam i shkatërruar! Sa keq që përfundoi kështu,"-ka thënë Buffon.
Italia mbetet jashtë Kupës së Botës së vitit 2018, për herë të parë pas 59 viteve.
Kujtojmë që Kombëtarja italiane numëron shumë tifozë edhe në Shqipëri./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.