Connect with us

Burri transgjinor mbeti shtatzënë nga gruaja transgjinore, sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë (Foto)

Kuriozitete

Burri transgjinor mbeti shtatzënë nga gruaja transgjinore, sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë (Foto)

Kjo mund të konsiderohet si “familja e kohëve moderne”: një mashkull transgjinor (që është lindur si femër, por e shef veten si mashkull) mbetet shtatzënë nga një femër transgjinore (që është lindur mashkull, por e sheh veten si femër).

4 muaj pas lindjes së fëmijës së tyre të parë Fernando Machado (i cili ka lindur femër) dhe Diane Rodriguez (e cila ka lindur mashkull) u shprehën se dëshirojnë të zgjerojnë më shumë familjen e tyre.

Zonja Rodriguez, e cila ka lindur dhe jetuar si mashkull, u shpreh se nuk e mendonte kurr se do ta ndjente gëzimin e të qënit prind. Rodriguez u bë e njohur në vitin 2013, kur u bë kandidatja e parë transeksuale që kandidonte për Kongres. Ajo shprehet se familja nuk e ka pranuar dhe e ka detyruar të jetojë në rrugë.

Fernando (që ka lindur femër) ka ndarë një fotografi ku tregon lindjen përmes mënyrës cezariane si një përpjekje për të larguar çdo paragjykim apo keqkuptim.

Ky është çifti i parë transgjinor që është bërë me fëmijë.Shëndeti.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top