Connect with us

Burri vrau gruan me thikë për xhelozi, kush është shqiptarja e masakruar

Kuriozitete

Burri vrau gruan me thikë për xhelozi, kush është shqiptarja e masakruar

Burri vrau gruan me thikë për xhelozi, kush është shqiptarja e masakruar

Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në provincën e Gorizias, në Udine të Italisë. Një shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij në banesë, në sy të fëmijës së tyre 8 vjeç.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe emrat e çiftit shqiptar. Viktimë e këtij krimi ka mbetur 30-vjeçarja Migena Këllezi, ndërsa autori i dyshuar i vrasjes është Dritan Sulollari, 37 vjeç.

Ndërsa shkaqet janë ende të paqarta, mediat italiane thonë paraprakisht se akti i rëndë erdhi pas një sherri për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku Dritani pasi ka masakruar me thikë gruan e tij Migena ka telefonuar policinë duke i thënë " Hajdeni se e vrava".

Migena ndodhej në Itali prej disa vitesh, ajo i ishte bashkuar bashkëshortit të saj, Dritanit i cili punonte si kamarier në një piceri. Por muajt e fundit Dritani kishte mbetur i papunë.

Sipas dëshmive të fqinjëve, familja shqiptare u përshkrua si një familje e qetë dhe askush nuk e kishte dëgjuar më parë çiftin të grindeshin, deri kur ndodhi ngjarja e rëndë. E gjithë skena e krimit ka ndodhur në sy të djalit 8 vjeçar të çiftit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top