Connect with us

“Çështja Tahiri”, Nard Ndoka ironizon Ramën: Faktin e ke brenda shoku Edi

Kuriozitete

“Çështja Tahiri”, Nard Ndoka ironizon Ramën: Faktin e ke brenda shoku Edi

“Çështja Tahiri”, Nard Ndoka ironizon Ramën: Faktin e ke brenda shoku Edi

Në lidhje me historinë e hetimit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama, Nard Ndoka zgjedh të përdorë ironinë.

Ndoka tregon një histori nga koha e komunizmit, një rast kur burri kap gruan duke e tradhëtuar dhe gjykatësi i kërkon provat, por sipas tij, fakti ishte brenda.

Statusi i plotë i Nard Ndokës në Facebook

Fakti është brenda!

Në kohën e Dullës, një familje oficerësh nga Tepelena jetonte në Shkodër. Burri kap gruan në flagrancë me sekretarin e partisë së lagjes. E padit në polici dhe paraqitet në gjykatë.

Gjykatësi e pyet: “Shoku Petrit, na trego rrethanat dhe provat”?

Petriti përgjigjet: “Shoku kryetar, shkova në shtëpi më herët se zakonisht dhe gjeta shokun Xhemal me gruan, në dhomën e gjumit, në krevat, të zhveshur..!

Gjyqtari pyet sërish: “Po mirë, po prova ku është, fakte dua, ku është fakti”?

Petriti mundohet të shpjegohet më qartë: “ishin lakuriq, shoku kryetar, shoku Xhemal ishte sipër”..!

Gjyqtari nuk bindej dhe këmbëngulte akoma: “Prova, fakti ku është”?!

Petriti: “Fakti ishte brenda shoku kryetar”!

Morali: Edhe Rama, po kërkon prova e fakte për Sajen!

Faktin e ke brenda, shoku Edi!

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top