Connect with us

Çështja ‘Tahiri’, Nishani: Bëni publike mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kuriozitete

Çështja ‘Tahiri’, Nishani: Bëni publike mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Çështja ‘Tahiri’, Nishani: Bëni publike mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka bërë thirrje Presidentit aktual, Ilir Meta dhe medias, që të zbardhin dhe bëjnë publike, mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që thirri për çështjen e kanabizimit të vendit.

Në një intervistë të dhënë për “Channel One”, Bujar Nishani nuk ka preferuar që të japë detaje për atë çfarë është thënë në atë mbledhje, por apeli i tij duket se ka lidhje me fakte të cilat janë diskutuar në atë tryezë, pas shqetësimeve të ndërkombëtare për dosjen “Habilaj” dhe përfshirjen e mundshme të ish-ministrit, Saimir Tahiri.

“Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin trankriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Repubblikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik”, tha ish-kreu i shetit.

I pyetur se, a është koha për rimbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për kanabizimin e vendit por edhe dyshimeve për lidhje të segmenteve politike dhe të policisë me krimin, për Nishanin, është presidenti i vendit ai që duhet të vendosë një gjë të tillë.

“Ajo është një çështje që i takon Presidentit të Republikës, por situata në të cilën u mblodh Këshilli i Sigurisë ishte pikërisht shqetësimi që kishin institucionet ligjzbatuese të vendit, partnerët ndërkombëtar dhe Presidenti i Republikës”, vijoi Nishani.

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi dhe mundësia e kapjes së saj nga politika, me rastin e fundit kur mazhoranca votoi kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, Nishani deklaron se kryereforma mbetet e rrezikuar.

“Reforma në Drejtësi është e sfiduar, Reforma në Drejëtsi mbetet e rrezikuar. Unë uroj dhe shpresoj që të shoh vijimësinë e reformës në sistemin e drejëtsisë, por sot më shumë sesa kurrë ka evidentuar faktin sesa e rëndësishme është ruajtja dhe mborjtja nga kapja politike e mekanizmave të reja dhe institucioneve të reja që do të krijohen dhe individëve të cilëve do t’iu besohet ky proçes”, ishin fjalët e tij.

Ish-Presidenti Bujar Nishani mblodhi në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mbledhje e kërkuar nga ish-kreu i Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me mosarrestimin e Klement Balilit.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top