Video
Çfarë ndodhi në takimin e ministrit të Brendshëm me ambasadorët? Xhafaj: Ky është lajmi i mirë
Çfarë ndodhi në takimin e ministrit të Brendshëm me ambasadorët? Xhafaj: Ky është lajmi i mirëG. Hasani
Lajme
Më herët u diskutua rreth një takimi mes ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Teksa vëmendja kryesore ishte në mbledhjen e Komisionit të Mandateve takimi i ambasadorëve në vendin tonë me Xhafajn u zbardh nga ky i fundit.
Me anë të një statusi në Twitter, Xhafaj shkruan se së shpejt në Shqipëri do të vijnë ekspertët e FBI-së, të cilët do të vendosen në Ministrinë e brendshme.
Ndërkohë mbetet për tu parë ajo se çfarë do të hetojnë dhe më pas të zbardhin ekspertët e FBI-së, në një kohë që në Shqipëri, përveç ish ministrit Tahiri edhe emrat të tjerë politikanësh dhe ministrash përflitet se janë të lidhur me krimin.
Fatmir Xhafaj shkruan në Twitter:
Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!".
JOQ.al