Connect with us

Çiftet e lumtura nuk e ‘reklamojnë’ dashurinë e tyre në rrjete sociale

Kuriozitete

Çiftet e lumtura nuk e ‘reklamojnë’ dashurinë e tyre në rrjete sociale

Ne po vlerësojmë jetën e dikujt bazuar në fotografitë që paraqiten në faqet e tyre të Facebookut dhe asaj çfarë ata shkruajnë për veten. Dhe shpesh gabojmë në paragjykimet tona.

Më poshtë do t’i gjeni disa arsye pse çiftet e lumtura nuk e postojnë tërë jetën e tyre në internet, të cilat ia vlen t’i shpërndani edhe me të tjerët.

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata janë të lumtur për vete

Nëse gjithçka është duke shkuar mirë në jetën dhe marrëdhënien e dikujt, atëherë nuk ka kuptim që të shpenzoni kohë duke postuar në Facebook gjëra për t’ua dëshmuar këtë të tjerëve. Nuk është se nuk duhet të postoni foto ose të kontrolloni rrjetet sociale, por çiftet e lumtura e kanë jetën e tyre që është duke i bërë të lumtur dhe nuk kanë nevojë që të pengohen nga rrjetet sociale.

Lumturia e vërtetë vjen thjeshtë nga të qënurit i lumtur në marrëdhënie me dikë që e dashuron

Nuk do të fitoni asgjë duke postuar në Facebook dëshmi se sa i lumtur jeni në jetë. Lumturia fitohet duke qenë bashkë me atë që e do, jo duke postuar për këtë në internet. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, të postosh vazhdimisht në rrjete sociale për marrëdhënien do të thotë diçka, transmeton Gazeta Express.

Askush nuk ka nevojë t’i dëshmojë askujt asgjë

Njerëzit që janë në një marrëdhënie me të vërtetë të lumtur nuk lodhen që t’ua dëshmojnë të tjerëve se sa të lumtur janë së bashku. Ata janë së bashku sepse dëshirojnë të jenë dhe nuk brengosen nëse në Facebook ju shkruan se a janë “në marrëdhënie” apo jo.

Dhe gjëja më e rëndësishme…

Hulumtuesit kanë gjetur se ata të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë shumë më të lumtur se ata të cilët i përdorin për shkak se nuk e krahasojnë veten vazhdimisht me miqtë dhe njerëzit e tjerë. Ne shpesh harrojmë se e gjitha çfarë ka rëndësi është jeta jonë e vërtetë, marrëdhënia, përjetimet dhe ndjenjat tona – dhe jo dëshira për t’u bërë i famshëm në rrjete sociale.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top