Connect with us

Dalin pamjet e operacionit në Vlorë, shihni bazën e “Habilajve” dhe gomonen e kreut të grupit

Kuriozitete

Dalin pamjet e operacionit në Vlorë, shihni bazën e “Habilajve” dhe gomonen e kreut të grupit

Dalin pamjet e operacionit në Vlorë, shihni bazën e “Habilajve” dhe gomonen e kreut të grupit

Dalin pamjet e operacionit antidrogë në Vlorë, ku u sekuestrua rreth 4 ton kanabis sativa në atë që njihej si baza e drogës së grupit të “Habilajve”.

Në fotografi dhe video shihni pamjet nga bodrumi i banesës dy katëshe ku ishte fshehur lënda narkotike e paketuar si dhe gomonen që përdorej për trafik droge, nga kreu i grupit Moisi Habilaj, i arrestuar nga policia italiane këtë fillim javë.

Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj duke dhënë detaje nga operacioni deklaroi se është arrestuar 31-vjeçari Armando Koçerri, në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike.

Më konkretisht Japuaj tha se u godit baza ku strehohej droga e grupit kriminal “Habilaj”.

Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, finalizuan një mega-operacion të nisur pas një hetimi me metoda speciale.

Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale “Delta” dhe forca nga policia lokale.

Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Nga peshimi rezultoi 3 978 kilogramë kanabis.

Në përfundim të veprimeve, policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.

Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.

Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy persona tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.

Aktualisht hetimet po vijojnë intensivisht në bashkëpunim me organin e akuzës dhe partnerët në nivelin e një operacioni ndërkombëtar për dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve të përcaktuara qartësisht në ligj. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top