Connect with us

Dedikimi prekës i shoqes në ditëlindjen e Adelës: Po na qan zemra

Kuriozitete

Dedikimi prekës i shoqes në ditëlindjen e Adelës: Po na qan zemra

Dedikimi prekës i shoqes në ditëlindjen e Adelës: Po na qan zemra

Një nga miket e ngushta të Adelajdës, Isida Mollaymeri, ka postuar sot një status prekës pasi gazetarja e ndjerë do të festonte ditëlindjen e saj të 32. Ajo e ka kujtuar Adelën duke përmendur sekuenca të ditëlindjeve të kaluara.

“Adela unë jam ktu sot…jam ktu ku ne do festonim ditëlindjen tende…por jam vetëm, ti nuk je…sot s’jemi bashkë …sot secili në shtëpinë e tij…dhe ti në shtëpinë tënde atje me Zotin …

Ti e doje shumë, ti gjithmonë i besoje atij e sot je me të…e Zoti do kujdeset për ty më shumë se ne o zemër…Sot do ishte një mbrëmje shumë e bukur ne do festonim zemra ime do hapnim dhuratat, do qeshnim e do kënaqeshim me njeri-tjetrin…

Eraldo do bënte shefin e festës, Ardi do të ngacmonte se kush nga dhuratat është më e bukura e me më dashuri, Iva do të puthte non stop, Fatmira do ju thoshte avash avash ju të dyja e si gjithmonë unë do përhedhëlesha e do të shkulja flokët e tu të bukur duke të thënë se ti je një drit me kaçurrela…

Ahhhh Adela jonë sa shumë na mungon…shiko sa bukur kemi kaluar, shiko videot e fotot tona… a e mban mend vjet për ditëlindjen tënde sa kemi qeshur e sa je tallur me mua e me Eraldon që ishim ulur buzë liqenit në errësirë… batuta jote : Qyqa ca boni mo ju të dy aty, a keni noi hall e se dim, apo na jeni bo romantik ???

E ne filluam tu qesh me të madhe me tonin e zërit tënd e me mimikën e ftyrës tënde të bukur…Ahhh zemër sikur ta dinim ne që pas një viti do na binte ky halli madh…Ti je çdo dite me ne të kujtojmë në çdo gjë që bëjmë, gjithmonë themi sa do qeshte Adela për ktë, sa do më shante Adela për ktë, sa do e imitonte Adela ktë gjën e sa shumë e shumë gjëra të tjera…

Ti je e do mbetesh brenda nesh gjithmonëë … Adela po na qan zemra e shpirti që sot nuk po festojmë”, përfundon statusin e saj mikja e Adelës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top