Connect with us

Digjet shtëpia private, shpëtojnë dy fëmijët dhe nëna

Kuriozitete

Digjet shtëpia private, shpëtojnë dy fëmijët dhe nëna

Digjet shtëpia private, shpëtojnë dy fëmijët dhe nëna

Një shtëpi private është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Oso Kuka”.

Fatmirësisht pak para rënies së zjarrit dy fëmijët kishin ikur për në shkollë, ndërkohë që nëna e tyre ka mundur të dalë nga shtëpia.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë banesën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar për shkak të ndonjë pajisje elektirke që mund të ketë qenë ndezur.

Si pasojë e flakëve të mëdha banesa është djegur e gjitha, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Mësohet se familja që banonte në shtëpinë e djegur ishte me qera.

Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top