Dikur ishte 95 kilogramë, Fifi tregon sa vuajti gjatë rënies në peshë

Fifi ka bërë një ndryshim në pamje së fundmi duke rënë shumë nga pesha e duke u shfaqur më në formë se kurrë. Këngëtarja ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë.

Fifi tregoi se nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve.

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi Fifi.

Këngëtarja tregoi se atë kohë ka qenë 95 kilogramë ndërsa tani ka humbur 10-12 kile.