Connect with us

Divjakë, djali dhunon babain e moshuar deri në lëndime

Kuriozitete

Divjakë, djali dhunon babain e moshuar deri në lëndime

Divjakë, djali dhunon babain e moshuar deri në lëndime

Një djalë i ri në Divjakë ka përfunduar në pranga, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Sajmir Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me fjalë babain e tij, shtetasin shtetasin M.Xh., 81 vjeç, duke bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar mbi të atin.

Sipas dëshmisë të 81 vjeçarit, djali ishte natyrë problematike dhe duke mos duruar dot dhunën ishte detyruar që të bënte edhe denoncimin ndaj të birit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje"./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top