‘Djali na kërkonte në errësirë’, Flori kujton momentet e vështira gjatë tërmetit

Këtë të hënë i ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo, ishte aktori I mirënjohur i humorit, Flor Binaj. Ai ka folur rreth tërmetit të 26 Nëntorit, një katastrofë natyrore që padyshim i tr.onditi të gjithë, dhe ka treguar se si e kanë përjetuar përjetuar familjarisht këtë ngjarje të hidhur.

Atë mëngjes në shtëpinë e tij kishin ikur dritat dhe kjo kishte rritur panikun, sidomos tek djali i vogël. Flori së bashku me të shoqen, kishin bërë dritë me telefona për të qetësuar fëmijërt.“Në momentin që filloi lëkundja e fortë, ikën dritat në shtëpi dhe djali ishte zgjuar direkt dhe na kërkonte në errësirë, më pas duke kërkuar telefonin për dritë, e morëm, u veshëm shpejt e shpejt dhe kur po zbrisnim shkallët e pallatit ndaloi tro.nditja”, ka treguar ai.

Aktori ka theksuar se fëmijët janë më të rënduarit psikologjikisht në këto momente dhe nuk duhen lejuar të shohin lajme në TV, por kukulla dhe programe për fëmijë.Flori me miqtë e tij, po ndërtojnë për të prekurit nga tërmeti disa shtëpi druri, të cilat do t’iu shërbejnë për aq kohë sa duhet që shtëpitë e tyre të mëparshme të rregullohen.