‘Do ta hiqja nga puna’, Albi Nako tregon si i erdhi në majë të hundës me Albën

Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha ishin të ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” për të folur mbi hapjen e “Albi Nako Dance Academy”, por edhe për raportin e tyre.

Dyshja i mohuan zërat për lidhje duke u shprehur se ata i bashkon vetëm puna dhe asgjë më shumë.

Gjatë intervistës Albi foli edhe për fillimet e Albës në balet. Siç duket në fillime Alba ia ka sjellë në majë të hundës koreografit pasi siç ai tregon, ajo ishte ‘pa busull’.

“Kur Alba erdhi në Klan me audicion si gjithë të tjerët, ditën e katërt do ta hiqja nga puna. Alba ishte pa busull, si një autobus pa shofer, përplasej me të gjitha vitrinat anash. Nuk më pëlqente se ishte e pa fokusuar, por shpëtoi falë një personi tjetër. Nuk e mora si vendim. Por Alba si natyrë është ambicioze dhe nuk mund ta mohoj këtë dhe shkoi aty ku është sot”, u shpreh Albi.

“Me punë çdo gjë arrihet”, shtoi Alba.