Connect with us

Doris Pack: Rama po sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij

Kuriozitete

Doris Pack: Rama po sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij

Doris Pack: Rama po sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij

Politikania e njohur gjermane, Doris Pack ka goditur me anë të një statusi në Twitter kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Reagimi i saj ka ardhur lidhur me mbrojtjen që Rama bëri ndaj ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet nga prokuroria për dy vepra të rënda penale, trafikimi i lëndëve narkotike dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë.

Pasi ka dëgjuar deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme, ish-eurodeputetja teksa ka përdorur ironinë ngre pyetjen: “Shqipëria shtet i së drejtës”?, si edhe shprehet se kryeministri po pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur Tahirin.

“Shqipëria shtet i së drejtës? – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri”, shkruan Pack.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë për akuzat që ka ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Ramës, Prokuroria e cila nuk ka lëvizur asnjë gisht e nuk ka bërë asnjë punë që kur ka lindur, kujtohet një ditë të çojë prapa hekurave një deputet, për të cilin nuk kanë as prova. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top