Connect with us

Dosja Habilaj, oficerët gjyqësorë kontroll në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri

Kuriozitete

Dosja Habilaj, oficerët gjyqësorë kontroll në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri

Dosja Habilaj, oficerët gjyqësorë kontroll në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri

Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të bërë kontrollin në banesë.

Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e zotit Tahiri bashkë me dosjet e tyre.

Në banesë bashkë me ish-ministrin Tahiri do të jetë edhe avokati i tij.

Kontrolli në banesën e Tahirit ka nisur sot, rreth orës 14:00 dhe është në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku lakohet edhe emri i ish-ministrit Tahiri.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Saimir Tahiri, kontroll të banesës së tij dhe mos lejimit të daljes jashtë nga Shqipëria.

Ndërsa u rrëzua raporti i opozitës ku kërkohej arrestimi i deputetit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top