Connect with us

Dosja “Lazarati I”, Krimet e Rënda kërkojnë 57 vite burg për pesë të pandehurit

Kuriozitete

Dosja “Lazarati I”, Krimet e Rënda kërkojnë 57 vite burg për pesë të pandehurit

Dosja “Lazarati I”, Krimet e Rënda kërkojnë 57 vite burg për pesë të pandehurit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për pesë të pandehurit e dosjes “Lazarati I” të njohur si pjesë e grupit të Gate Mahmutaj, duke kërkuar 57 vite burg për ta.

Prokuroria ka kërkuar 14 vite burg për Albion Alikon, 13 vite burg për Burgaz Skënderin, 11 vite burg për Alfred Prokon, 11 vite burg për Enriko Skënderin dhe 8 vite burg për Beqo Brahimaj.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “Mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Pesë të pandehurit njihen si anëtarë të grupit të Gate Mahmutajt.

Procesi ndaj tyre ka vijuar i pavarur nga ai i Gates, i cili është dënuar me 17 vite burg pasi u shpall fajtor për kundërshtimin e forcave të policisë në vitin 2014, duke i qëlluar me armë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top